COVID-19 në Kosovë, mbi 13 mijë raste aktive dhe 1.858 viktima

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë konfirmuar 752 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 14 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 13 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të djeshme janë: Bllacë (1), Gjinoc (2), Greikoc (1), Mushtisht (1), Nëpërbisht (2), Peqan (1) Samadrexhë (2), Suharekë (1), Tërrnje (1) dhe Vraniq (1).

Gjithashtu të martën janë shëruar 665 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.666.

Ndërsa është bërë e ditur se numri total i rasteve pozitive është 89.507 raste nga 422.380 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.858 raste të vdekjes.

RAPORTO