COVID-19 në Kosovë, mbi 12 mijë raste aktive dhe 1,148 viktima

10.12.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike në Kosovë të mërkurën ka njoftuar se janë identifikuar 561 raste të reja me Coronavirus. IKSHPK-ja njofton se në Komunën e Suharekës të mërkurën kanë identifikuar 6 raste të reja dhe është raportuar për një viktimë të moshës 75 vjeç, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar […]

COVID-19 në Kosovë, mbi 12 mijë raste aktive dhe 1,148 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike në Kosovë të mërkurën ka njoftuar se janë identifikuar 561 raste të reja me Coronavirus.

IKSHPK-ja njofton se në Komunën e Suharekës të mërkurën kanë identifikuar 6 raste të reja dhe është raportuar për një viktimë të moshës 75 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 884 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 31.041 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.253.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 44.442 raste nga 156.982 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.148 raste të vdekjes.