COVID-19 në Kosovë, mbi 10 mijë raste aktive dhe 1.298 viktima

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë regjistruar 249 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja gjithashtu ka njoftuar se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 3 raste të reja me COVID-19.

Gjtihashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 538 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.656 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.181.

Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 50.135 raste nga 177.387 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.298 raste të vdekjes.

RAPORTO