COVID-19 në Kosovë, mbi 10 mijë e 500 raste aktive dhe mbi 1 mijë e 600 viktima

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 730 raste pozitive me COVID-19 dhe ka raportuar për 6 viktima.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikurar 4 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e 4 rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Bukosh (1), Popolan (1), Suharekë (1) dhe Vraniq (1).

Gjithashtu, janë shëruar 512 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.892 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.530.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 76.110 raste nga 348.381 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.688 raste të vdekjes.

RAPORTO