COVID-19 në Kosovë, kjo është renditja sipas komunave

Në Kosovë tanimë zyrtarisht numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 362 raste. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të dielën mbrëma edhe për 79 raste të reja me koroanvirus. Sipas Institutit, të gjitha rastet janë persona kontakti të rasteve të mëhershme të konfirmuar pozitiv. Tutje IKSHPK-ja thekson se 59 pacientë janë shëruar dhe shtatë kanë vdekur.

Me numrin e të prekurve prinë komuna e Malishevës e cila ka 69 raste të konfirmuara me koronavirus.

Në vazhdim gjeni listën e plotë me emrat e qyteteve dhe shifrat e të prekurve në to:

Malisheva vazhdon të jetë e para me 68 raste,

Ferizaji 55 raste

Prishtinë 47 raste

Mitrovica veriore 23 raste

Vushtrria poashtu 23

Prizreni 23

Gjilani 21

Vitia 18

Kamenica 14

Zveçan 11 raste

Gjakovë 10

Hani i Elezit 7

Peja 6 raste

Suhareka 5

Leposaviq 5

Podujevë 4 raste

Klinë 4

Fushë-Kosovë 4

Zubin Potok 4

Skenderaj 3

Lipjan 1

Shtime 1

Obiliq 1

Drenas 1

Rahovec 1

Istog 1.

Por mbrëmë harta e vendeve të infektuara në Kosovë u zgjerua, pasi u shënuan rastet e para edhe në Istog e Rahovec.

Janë gjashtë komuna që vazhdojnë të mos kenë ndonjë person të infektuar me COVID-19, të paktën jo të konfirmuar deri tani.Deçani, Mitrovica e jugut, Dragashi, Shtërpca, Kaçaniku dhe Novobërda, raporton Express

Përpos 362 rasteve të shënuara si të infektuar në Kosovë, numri i të shëruarve është 59 kurse shtatë të tjerë humbën jetën, e shumë prej komunave u futën në karantinë shkaku i numrit të madh të të infektuarve.

RAPORTO