COVID-19 në Kosovë, afër 9 mijë raste aktive dhe 1.634 viktima

06.03.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 564 raste pozitive me COVID-19 dhe ka raportuar për 7 viktima. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikurar 10 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Vendbanimet e 10 rasteve pozitive me COVID-19 në […]

COVID-19 në Kosovë, afër 9 mijë raste aktive dhe 1.634 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 564 raste pozitive me COVID-19 dhe ka raportuar për 7 viktima.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikurar 10 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e 10 rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Bllacë (1), Sallagrazhdë (1), Semetisht (1), Suharekë (2) dhe Peqan (5).

Gjithashtu, janë shëruar 380 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.394 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.880.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 71.908 raste nga 322.530 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.634 raste të vdekjes.