COVID-19 në Kosovë, afër 7 mijë raste aktive dhe 1.544 viktima

14.02.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së shtune janë konfirmuar 290 raste pozitive me COVID-19. IKSHPK-ja gjithshtu ka njoftuar se në Komunën e Suharekës gjatë ditës së shtune nuk është raportuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, gjatë ditës së shtunë janë raportuar edhe 4 raste të […]

COVID-19 në Kosovë, afër 7 mijë raste aktive dhe 1.544 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së shtune janë konfirmuar 290 raste pozitive me COVID-19.

IKSHPK-ja gjithshtu ka njoftuar se në Komunën e Suharekës gjatë ditës së shtune nuk është raportuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë ditës së shtunë janë raportuar edhe 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (48 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 64.095 raste nga 263.554 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.544 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 336 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.560 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.991.