COVID-19 në Kosovë, afër 7.800 raste aktive dhe 1.599 viktima

COVID-19 në Kosovë, afër 7.800 raste aktive dhe 1.599 viktima

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së diele janë konfirmuar edhe 453 raste të reja me COVID-19 dhe ka raportuar për 4 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 6 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Që nga muaji mars i vitit të kaluar, ku edhe janë konfirmuar rastet pozitive me COVID-19 deri më sot numri total i rasteve pozitive është 69.230.

Gjithashtu, gjatë ditës së shtunë janë shëruar 206 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.849.

Ndërsa, numri i rasteve aktive me COVID-19 në vendin tonë është 7.782 dhe deri më tani numri i viktimave ka arritur në 1.599.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë vazhdimisht është duke bërë thirrje për qytetarët e vendit që të respektojnë masat anti-COVID.

RAPORTO