COVID-19 në Kosovë, afër 13 mijë raste aktive dhe 1.803 viktima

25.03.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë identifikuar 781 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 17 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja bën të ditur se gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës janë konfirmuar 12 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar dy viktima 77dhe […]

COVID-19 në Kosovë, afër 13 mijë raste aktive dhe 1.803 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë identifikuar 781 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 17 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja bën të ditur se gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës janë konfirmuar 12 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar dy viktima 77dhe 78 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e 12 të infektuarve me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Bllacë (1), Budakovë (1), Bukosh (1), Greikoc (3), Sallagrazhdë (1), Samadraxhë (1), Studençan (1) dhe Suharekë (3).

Gjithashtu, janë shëruar 764 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 69.887 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.808.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 84.498 raste nga 397.347 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.803 raste të vdekjes.