COVID-19 në Kosovë, 989 të vdekur, mbi 23 mijë të shëruar dhe 13,688 raste aktive

29.11.2020

Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 38 mijë e 431 raste nga 141 mijë e 264 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 989 persona me COVID-19 kanë humbur jetën. Ndërsa numri i rasteve […]

COVID-19 në Kosovë, 989 të vdekur, mbi 23 mijë të shëruar dhe 13,688 raste aktive Foto: Ilustrim

Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 38 mijë e 431 raste nga 141 mijë e 264 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 989 persona me COVID-19 kanë humbur jetën.

Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 13 mijë e 688 raste.

I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 23 mijë e 754 pacientë të shëruar.

IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga janë testuar gjithsej 1 mijë e 565 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 639 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 ore në Komunën e Suharekës janë identifikuar 9 raste të reja me koronavirus