COVID-19 në Kosovë, 9.749 raste aktive dhe 1.309 viktima

28.12.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së diele janë indentifikuar 215 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar 4 viktima. IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 3 raste të reja me COVID-19. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar […]

COVID-19 në Kosovë, 9.749 raste aktive dhe 1.309 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së diele janë indentifikuar 215 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar 4 viktima.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 3 raste të reja me COVID-19.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 428 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.749.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 50.620 raste nga 179.402 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.309 raste të vdekjes.