COVID-19 në Kosovë, 9.485 raste aktive dhe 2.153 viktima

COVID-19 në Kosovë, 9.485 raste aktive dhe 2.153 viktima
Eurolinda Zenelaj

29.04.2021 / Lajme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 327 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 5 viktima.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 2 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

”Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 62 raste, Podujevë 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Pejë 21 raste, Gjilan 18 raste, Gjakovë 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Prizren 15 raste, Ferizaj 14 raste, Drenas 13 raste, Klinë 13 raste, Vushtrri 12 raste, Skenderaj 8 raste, Leposaviq 7 raste, Deçan 6 raste, Malishevë 6 raste, Istog 5 raste, Kamenicë 5 raste, Viti 5 raste, Graçanicë 4 raste, Lipjan 4 raste, Obiliq 4 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 2 raste, Zubin-Potok 2 raste dhe komuna Dragash 1 rast” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të kaluara, janë shëruar 508 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 93.079 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.485.

Numri total i rasteve pozitive është 104.717 raste nga 527.692 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.153 raste të vdekjes.

RAPORTO