COVID-19 në Kosovë, 9.162 raste aktive dhe 1.325 viktima

30.12.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së martë janë identifikuar 109 pozitive me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 454 pacientë derisa numri i përgjithshëm i […]

COVID-19 në Kosovë, 9.162 raste aktive dhe 1.325 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së martë janë identifikuar 109 pozitive me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 454 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.162.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 50.910 raste nga 181.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.325 raste të vdekjes.

Rastet pozitive të ditës së martë janë nga komunat: Prishtinë 54 raste, Prizren 12 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 5 raste, Ferizaj 3 raste, Lipjan 3 raste, Gjakovë 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Rahovec dhe Shtërpcë.