COVID-19 në Kosovë, 8.841 raste aktive dhe 2.173 viktima

01.05.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në vendin tonë janë konfirmuar 202 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 11 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të kaluara në Komunën e Suharekës janë identifkiuar 8 raste pozitive me COVID-19, […]

COVID-19 në Kosovë, 8.841 raste aktive dhe 2.173 viktima Foto: Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në vendin tonë janë konfirmuar 202 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 11 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të kaluara në Komunën e Suharekës janë identifkiuar 8 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Duhël (1), Maqitevë (1), Nëpërbisht (2), Nishor (1), Semetisht (1), Shirokë (1), Vraniq (1).

Ndërsa, rastet tjera pozitive janë nga komunat si: Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 52 raste, Podujevë 14 raste, Skenderaj 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 6 raste, Obiliq 6 raste, Pejë 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit dhe Leposaviq.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.841.

Numri total i rasteve pozitive është 105.188 raste nga 533.764 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.173 raste të vdekjes.