COVID-19 në Kosovë, 8.307 raste aktive dhe 2.183 viktima

COVID-19 në Kosovë, 8.307 raste aktive dhe 2.183 viktima
Eurolinda Zenelaj

03.05.2021 / Lajme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në Kosovë janë konfirmuar 160 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 5 viktima të moshave të ndryshme.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së dielë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 3 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

”Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 39 raste, Ferizaj 17 raste, Gjakovë 15 raste, Gjilan 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Prizren 10 raste, Drenas 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kamenicë 4 raste, Pejë 4 raste, Klinë 3 raste, Shtime 3 raste, Suharekë 3 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Lipjan, Rahovec dhe Viti” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Poashtu, të dielën janë shëruar 415 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.045 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.307.

Ndërsa, Numri total i rasteve pozitive është 105.535 raste nga 539.710 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.183 raste të vdekjes.

RAPORTO