COVID-19 në Kosovë, 7.986 raste aktive dhe 1.344 viktima

04.01.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë regjistruar 234 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në Komunën e Suharekës është identifikuar një rast pozitiv, në fshatin Dobërdelan. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i […]

COVID-19 në Kosovë, 7.986 raste aktive dhe 1.344 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë regjistruar 234 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në Komunën e Suharekës është identifikuar një rast pozitiv, në fshatin Dobërdelan.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.635 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.986

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 51.965 raste nga 187.088 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.344 raste të vdekjes.