COVID-19 në Kosovë, 7.600 raste aktive dhe 1.355 viktima

06.01.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë regjistruar 199 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 2 raste të reja me COVID-19. Në 24 orëshin e fundit janë regjistruar edhe 4 viktima nga COVID-19. “Brenda […]

COVID-19 në Kosovë, 7.600 raste aktive dhe 1.355 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë regjistruar 199 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 2 raste të reja me COVID-19.

Në 24 orëshin e fundit janë regjistruar edhe 4 viktima nga COVID-19.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Malishevë 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç)” thuhej në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 430 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.378 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.600.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 52.333 raste nga 189.420 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.355 raste të vdekjes.