COVID-19 në Kosovë, 6.402 raste aktive dhe 2.210 viktima

11.05.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë në Kosovë janë konfirmuar 47 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 2 viktima të moshave të ndryshme. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës është identifikuar një rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. […]

COVID-19 në Kosovë, 6.402 raste aktive dhe 2.210 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë në Kosovë janë konfirmuar 47 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 2 viktima të moshave të ndryshme.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës është identifikuar një rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Mitrovicë 6 raste, Ferizaj 3 raste, Gjilan 3 raste, Podujevë 3 raste, Gjakovë 2 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Leposaviq, Pejë, Rahovec, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Poashtu, të hënën janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.402.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 106.489 raste nga 556.365 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.210 raste të vdekjes.