COVID-19 në Kosovë, 6.376 raste aktive dhe 1.503 viktima

02.02.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hëne janë konfirmuar 282 raste poyitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 5 viktima. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së hëne në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Venbanimet e raste pozitive në Komunën […]

COVID-19 në Kosovë, 6.376 raste aktive dhe 1.503 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hëne janë konfirmuar 282 raste poyitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 5 viktima.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së hëne në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Venbanimet e raste pozitive në Komunën e Suharekës janë: Greiçec (2), Shirokë (2) dhe Suharekë (1).

Gjithashtu, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.621 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.376.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 60.500 raste nga 235.724 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.503 raste të vdekjes.