COVID-19 në Kosovë, 6.283 raste aktive dhe 1.498 viktima

01.02.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 287 raste pozitive me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë së dielë në Komunën e Suharekës janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë të moshës 59 vjeç, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu janë shëruar 229 pacientë, […]

COVID-19 në Kosovë, 6.283 raste aktive dhe 1.498 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 287 raste pozitive me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë së dielë në Komunën e Suharekës janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë të moshës 59 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu janë shëruar 229 pacientë, ndërsa numri total i të shëruarve deri më tani ka arritur në 52.437.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive deri më tani është 60.218 nga 233.532 persona të dyshuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.283.