COVID-19 në Kosovë, 6.231 raste aktive dhe 1.492 viktima

31.01.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së shtune janë konfirmuar 285 raste pozitive me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë së shtune në Komunën e Suharekës janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë të moshës 84 vjeç, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu gjatë ditës së shtune […]

COVID-19 në Kosovë, 6.231 raste aktive dhe 1.492 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së shtune janë konfirmuar 285 raste pozitive me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë së shtune në Komunën e Suharekës janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë të moshës 84 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu gjatë ditës së shtune janë shëruar 260 pacientë, ndërsa numri total i të shëruarve deri më tani ka arritur në 52.208.

Që nga muaji mars i vitit të kaluar deri më tani në Kosovë janë regjistruar 1.492.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive deri më tani është 59.931 nga 231.094 persona të dyshuar, ndërsa numr i rasteve aktive është 6.231.