COVID-19 në Kosovë, 5.895 raste aktive dhe 2.217 të vdekur

COVID-19 në Kosovë, 5.895 raste aktive dhe 2.217 të vdekur
Çlirim Gashi

13.05.2021 / Lajme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në vendin tonë janë konfirmuar 113 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 4 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të kaluara në Komunën e Suharekës nuk është identifkuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, rastet tjera pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Vushtrri 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Gjilan 11 raste, Skenderaj 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Leposaviq 3 raste, Lipjan 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Kamenicë, Kllokot, Podujevë dhe Viti.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 316 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.539 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.895. 

Numri total i rasteve pozitive është 106.651 raste nga 559.537 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.217 raste të vdekjes.

RAPORTO