COVID-19 në Kosovë, 5.749 raste aktive dhe 2.218 viktima

14.05.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë identifikuar 103 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus. IKSHPK-ja bën të ditur se gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës janë konfirmuar dy raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Vendbanimet e […]

COVID-19 në Kosovë, 5.749 raste aktive dhe 2.218 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë identifikuar 103 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus.

IKSHPK-ja bën të ditur se gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës janë konfirmuar dy raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e dy të infektuarve me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Shirokë (1), Suharekë (1).

Gjithashtu, janë shëruar 248 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.749.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 106.754 raste nga 561.637 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.218 raste të vdekjes.