COVID-19 në Kosovë, 5.679 raste aktive dhe 1.456 viktima

25.01.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë regjistruar 392 raste poztive me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në Komunën e Suharekës është regjistruar një rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 222 pacientë derisa numri i […]

COVID-19 në Kosovë, 5.679 raste aktive dhe 1.456 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë regjistruar 392 raste poztive me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në Komunën e Suharekës është regjistruar një rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 222 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.953 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.679

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 58.088 raste nga 219.760 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.456 raste të vdekjes.

Rikujtojmë se rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 142 raste, Podujevë 34 raste, Prizren 34 raste, Mitrovicë 29 raste, Ferizaj 26 raste, Gjilan 19 raste, Gjakovë 15 raste, Lipjan 15 raste, Vushtrri 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Skenderaj 10 raste, Obiliq 7 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Kaçanik 4 raste, Kamenicë 3 raste, Shtime 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Kllokot dhe Pejë.