COVID-19 në Kosovë, 5.567 raste aktive dhe 1.388 viktima

14.01.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë ditës së mërkure janë regjistruar 299 raste pozitive me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 9 raste të reja me COVID-19. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 526 pacientë duke e arritur numrin e të […]

COVID-19 në Kosovë, 5.567 raste aktive dhe 1.388 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë ditës së mërkure janë regjistruar 299 raste pozitive me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 9 raste të reja me COVID-19.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 526 pacientë duke e arritur numrin e të shëruarve në 47.605.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive 54.560 nga 201.918 persona të dyshuar për COVID-19 dhe 1.388 raste të vdekjes.

IKSHPK-ja njofton se numri i rasteve pozitive me COVID-19 aktualisht është 5.567.