COVID-19 në Kosovë, 5.486 raste aktive dhe 99.097 të shëruar

15.05.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë identifikuar 49 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar dy raste të vdekjes nga ky virus. IKSHPK-ja bën të ditur se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, […]

COVID-19 në Kosovë, 5.486 raste aktive dhe 99.097 të shëruar Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë identifikuar 49 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar dy raste të vdekjes nga ky virus.

IKSHPK-ja bën të ditur se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.097 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.486.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 106.803 raste nga 563.472 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.220 raste të vdekjes.