COVID-19 në Kosovë, 5.383 raste aktive dhe 50.487 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së premte në Kosovë janë identifikuar 289 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së marte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 4 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë të moshës 80 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të djeshme në Komunën e Suharekës janë: Dobërdelan (1), Peqan (1), Sallagrazhdë (1), Samadrexhë (1).

Ndërsa rastet tjera janë nga komuna: Prishtinë 107 raste, Gjakovë 22 raste, Podujevë 22 raste, Lipjan 19 raste, Gjilan 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Ferizaj 12 raste, Pejë 10 raste, Prizren 10 raste, Drenas 9 raste, Kamenicë 8 raste, Rahovec 8 raste, Viti 8 raste, Obiliq 5 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.

Gjithashtu, dje janë shëruar 303 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.487 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.383.

Numri total i rasteve pozitive është 57.317 raste nga 216.409 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.447 raste të vdekjes.

RAPORTO