COVID-19 në Kosovë, 5.279 raste aktive dhe 1.420 viktima

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së marte në Kosovë janë identifikuar 294 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së marte në Komunën e Suharekës janë iidentifikuar 13 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë të moshës 61 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të djeshme në Komunën e Suharekës janë: Bllacë (2), Gjinoc (1), Leshan (2), Mushtisht (1), Studençan (2) dhe Suharekë (5).

Ndërsa rastet tjera janë nga komuna: Prishtinë 101 raste, Prizren 35 raste, Ferizaj 19 raste, Gjilan 15 raste, Podujevë 15 raste, Klinë 11 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 9 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Shtime 6 raste, Dragash 5 raste, Kamenicë 5 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Deçan 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Vushtrri.

Gjithashtu, dje janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes.

RAPORTO