COVID-19 në Kosovë, 5.275 raste aktive dhe 1.441

Instituti Komëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hëne jan regjistruar 267 raste pozitive me COVID-19, duke e arritur numrin total të rasteve në 56.118.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 11 raste pozitive me COVID-19 me vendbanimet në  Kastërc (1), Leshan (3), Mushtisht (1), Reshtan (1) Samadrexhë (1) dhe Suharekës (4), shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.432 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.275.

Ndërsa, gjatë ditës së hënë nga IKSHPK-ja është raportuar për një viktimë, e që numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në 1.441

Rastet tjera janë nga komunat: Prishtinë 56 raste, Podujevë 49 raste, Prizren 27 raste, Gjilan 23 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 13 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Vushtrri 7 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Drenas 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Kllokot dhe Shtime.

RAPORTO