COVID-19 në Kosovë, 5.165 raste aktive dhe 2.223 viktima

16.05.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë janë identifikuar 40 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar tre raste të vdekjes nga ky virus. IKSHPK-ja bën të ditur se gjatë ditës së shtunë në Komunën e Suharekës janë konfirmuar tri raste pozitive me COVID-19 dhe një rast i […]

COVID-19 në Kosovë, 5.165 raste aktive dhe 2.223 viktima Foto: Ilustrim


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë janë identifikuar 40 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar tre raste të vdekjes nga ky virus.

IKSHPK-ja bën të ditur se gjatë ditës së shtunë në Komunën e Suharekës janë konfirmuar tri raste pozitive me COVID-19 dhe një rast i vdekjes (67 vjeç), shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 358 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.455 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.165.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 106.843 raste nga 565.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.223 raste të vdekjes.