COVID-19 në Kosovë, 410 të vdekur, 7343 të shëruar dhe 3792 raste aktive

18.08.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë deri më sot numri total i rasteve pozitive të identifikuara është 11545 raste nga 44433 persona të testuar në virusin SARS-CoV-2. Gjithashtu sipas institutit numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7343 raste, kurse numri i […]

COVID-19 në Kosovë, 410 të vdekur, 7343 të shëruar dhe 3792 raste aktive Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë deri më sot numri total i rasteve pozitive të identifikuara është 11545 raste nga 44433 persona të testuar në virusin SARS-CoV-2.

Gjithashtu sipas institutit numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7343 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3792.

Vetëm në 24 orët e kaluar betejën me COVID-19 e kanë humbur 9 persona duke dërguar numrin e vdekjeve në 410.

Gjatë 24 orëve të kaluara, janë idenfitikuar edhe 129 pacientë me COVID-19.