COVID-19 në Kosovë, 4.543 raste aktive dhe 2.227 viktima

19.05.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë identifikuar 64 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus. IKSHPK-ja bën të ditur se gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës është konfirmuar një rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, janë […]

COVID-19 në Kosovë, 4.543 raste aktive dhe 2.227 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë identifikuar 64 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus.

IKSHPK-ja bën të ditur se gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës është konfirmuar një rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 409 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.233 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.543.

Numri total i rasteve pozitive është 107.003 raste nga 575.614 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.227 raste të vdekjes.