COVID-19 në Kosovë, 3942 raste aktive dhe 315 të vdekur

09.08.2020

Kosova po vazhdon përballjen e vështirë me pandeminë e koronavirusit. Vetëm dje në vendin tonë janë konfirmuar edhe 190 raste të reja me koronavirus. Ndonëse në dy ditët e fundit ka pasur rënie të lehtë të numrit të të infektuarve, shqetësuese mbetet bilanci i viktimave. Të hënën, më 3 gusht Kosova shënonte 256 viktima nga COVID-19, ndërsa […]

COVID-19 në Kosovë, 3942 raste aktive dhe 315 të vdekur Foto: Ilustrim

Kosova po vazhdon përballjen e vështirë me pandeminë e koronavirusit. Vetëm dje në vendin tonë janë konfirmuar edhe 190 raste të reja me koronavirus.

Ndonëse në dy ditët e fundit ka pasur rënie të lehtë të numrit të të infektuarve, shqetësuese mbetet bilanci i viktimave. Të hënën, më 3 gusht Kosova shënonte 256 viktima nga COVID-19, ndërsa ky numër tani ka arritur në 315.

Bazuar në këta numra, brenda kësaj jave në Kosovë kanë vdekur 59 pacientë si pasojë e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.802 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.942.