COVID-19 në Kosovë, 3.940 raste aktive dhe 2.237 viktima

21.05.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë regjistruar 55 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar dy raste të vdekjes nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës është konfirmuar një rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, […]

COVID-19 në Kosovë, 3.940 raste aktive dhe 2.237 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë regjistruar 55 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar dy raste të vdekjes nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës është konfirmuar një rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 331 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.943 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.940.

Numri total i rasteve pozitive është 107.120 raste nga 582.797 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.237 raste të vdekjes.