COVID-19 në Kosovë, 3.840 raste aktive dhe 2.239 viktima

22.05.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 58 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar dy raste të vdekjes nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës është konfirmuar një rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, […]

COVID-19 në Kosovë, 3.840 raste aktive dhe 2.239 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 58 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar dy raste të vdekjes nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës është konfirmuar një rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.099 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.840.

Numri total i rasteve pozitive është 107.178 raste nga 585.613 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.