COVID-19 në Kosovë, 3.551 raste aktive dhe mbi 101 mijë të shëruar

25.05.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Rahovec 1 rast (71 vjeç). […]

COVID-19 në Kosovë, 3.551 raste aktive dhe mbi 101 mijë të shëruar Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Rahovec 1 rast (71 vjeç).

Gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 93 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.467 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.551.

Numri total i rasteve pozitive është 107.258 raste nga 593.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.240 raste të vdekjes.