COVID-19 në Kosovë, 3.303 raste aktive dhe 2.241 viktima

26.05.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë konfirmuar 11 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus. Në Komunën e Suharekës që katër ditë me radhë nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, janë shëruar 258 pacientë […]

COVID-19 në Kosovë, 3.303 raste aktive dhe 2.241 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë konfirmuar 11 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus.

Në Komunën e Suharekës që katër ditë me radhë nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 258 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.725 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.303.

Numri total i rasteve pozitive është 107.269 raste nga 597.019 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.241 raste të vdekjes.