COVID-19 në Kosovë, 3.195 raste aktive dhe 2.241 viktima

27.05.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 44 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Në Komunën e Suharekës janë konfirmuar 2 raste me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të […]

COVID-19 në Kosovë, 3.195 raste aktive dhe 2.241 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 44 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Në Komunën e Suharekës janë konfirmuar 2 raste me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.195.

Numri total i rasteve pozitive është 107.313 raste nga 599.859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.241 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Vushtrri 7 raste, Prishtinë 6 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Drenas 2 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Mitrovicë dhe Skenderaj.