COVID-19 në Kosovë, 2.593 raste aktive dhe 2.242 viktima

29.05.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 18 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Në Komunën e Suharekës fatmirësisht nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, janë shëruar 412 pacientë derisa numri i përgjithshëm […]

COVID-19 në Kosovë, 2.593 raste aktive dhe 2.242 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 18 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Në Komunën e Suharekës fatmirësisht nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 412 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.593.

Numri total i rasteve pozitive është 107.354 raste nga 604.205 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Istog, Klinë, Mitrovicë, Prishtinë dhe Viti.