Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë janë konfirmuar 28 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus.
Në Komunën e Suharekës fatmirësisht nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.
Gjithashtu, janë shëruar 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.652 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.487.
Numri total i rasteve pozitive është 107.382 raste nga 607.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.