COVID-19 në Kosovë, 2.043 raste aktive dhe 2.243 viktima

02.06.2021

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Në Komunën e Suharekës fatmirësisht nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, janë shëruar 177 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të […]

COVID-19 në Kosovë, 2.043 raste aktive dhe 2.243 viktima Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Në Komunën e Suharekës fatmirësisht nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 177 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.043.

Numri total i rasteve pozitive është 107,429 raste dhe 2.243 raste të vdekjes.