COVID-19 në Kosovë: 1,637 raste aktive, 14,716 të shëruar dhe 656 viktima

20.10.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 828 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive. Numri total i […]

COVID-19 në Kosovë: 1,637 raste aktive, 14,716 të shëruar dhe 656 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 828 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 17.009 raste nga 80.886 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, shkruan SuharekaOnline.

IKSHPK gjithashtu ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan, 1 raste nga Spitali i Përgjithshëm, Pejë dhe 1 rast nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK), duke e arritur numrin total të viktimave në 656.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.716 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.637.

Kujtojmë se brenda 24 orëve të fundit nga IKSHPK-ja në Komunën e Suharekës është identifikuar një rast pozitiv me COVID-19, me vendbanim në fshatin Samadrexhë.

Ndërsa, rastet tjera janë nga këto komuna: Prishtinë 34 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Vushtrri 19 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me një rast komuna Drenas.