COVID-19 në Kosovë, 160 raste aktive dhe 2,261 viktima

05.07.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 9 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë nga ky virus. Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve pozitive […]

COVID-19 në Kosovë, 160 raste aktive dhe 2,261 viktima Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 9 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë nga ky virus.

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Gjilan (5), Prishtinë (2), Viti (1) dhe Podujevë (1).

Poashtu, janë shëruar 14 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.376 raste, kurse numri i rasteve aktive është 160, prej tyre 3 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,797 raste nga 679,255 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,261 raste të vdekjes.