COVID-19 në Kosovë: 14,836 të shëruar, 1,770 raste aktive dhe 657 viktima

22.10.2020

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 974 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 124 raste pozitive. Gjithashtu IKSHPK bënë të ditur se […]

COVID-19 në Kosovë: 14,836 të shëruar, 1,770 raste aktive dhe 657 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 974 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 124 raste pozitive.

Gjithashtu IKSHPK bënë të ditur se brenda 24 ore nuk është shënuar asnjë viktim nga Korona virus, numri total i viktimave nga ky virus deri më tani në vendin tonë ka arritur në 657, shkruan SuharekaOnline.

Numri total i rasteve pozitive është 17.263 raste nga 82.678 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.836 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.770.

Kujtojmë se dje në Komunën e Suharekës nga IKSHPK-ja janë identifikuar 3 raste pozitive me COVID-19, me vendbanim: dy në Suharekë dhe një në fshatin Mushtisht.

Ndërsa rastet tjera pozitive janë nga këto komuna: Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe komuna Lipjan 1 rast.