COVID-19 në Kosovë: 14,519 të shëruar, 650 viktima dhe 1,333 raste aktive

16.10.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 649 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 77 raste pozitive. IKSHPK njofton se […]

COVID-19 në Kosovë: 14,519 të shëruar, 650 viktima dhe 1,333 raste aktive Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 649 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 77 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, ndërsa numri total i viktimave deri më tani është 650, transmeton SuharekaOnline.

Numri total i rasteve pozitive është 16.502 raste nga 77.272 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 59 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.333.

Në Komunën e Suharekës dje nga IKSHK-ja nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Ndërsa rastet pozitive vijnë nga këto 12 komuna: Prishtinë 46 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime./SuharekaOnline/