COVID-19 në Kosovë: 14,250 të shëruar, 641 të vdekur dhe 1,159 raste aktive

10.10.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 ore në vendin tonë kanë rezultuarpozitiv me COVID-19, 79 persona nga 764 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Numri total i rasteve pozitive është 16.050 raste nga 73.340 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 , njofton SuharekaOnline. […]

COVID-19 në Kosovë: 14,250 të shëruar, 641 të vdekur dhe 1,159 raste aktive Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 ore në vendin tonë kanë rezultuarpozitiv me COVID-19, 79 persona nga 764 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Numri total i rasteve pozitive është 16.050 raste nga 73.340 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 , njofton SuharekaOnline.

Gjithashtu, brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive dhe 1 rast MIQ, QKUK) duke e arritur numrin total të viktimave deri më tani në 641.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.250 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.159.

Kujtojmë se dje nga IKSHPK-ja në Komunën e Suharekës është identifikuar një rast pozitiv me COVID-19, me vendbanim në fshatin Leshan.

Ndërsa rastet tjera vijnë nga këto komuna: Prishtinë 26 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj.