Covid-19 në Kosovë: 140 të infektuar, 23 të shëruar dhe 1 i vdekur deri më tani

Sonte janë bërë të ditur edhe rastet e reja që kanë rezultuar pozitiv me covid-19 nga 128 mostra të marra.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë të ditur se janë diagnostikuar pozitivë me koronavirusin e ri (COVID-19) edhe pesë raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Kosovë në 140.

Gjithashtu ky institut ka njoftuar edhe për 7 pacientë të shëruar nga covid-19 që nënkupton se 16.4% të të infektuarëve janë shëruar.

Në Kosovë që nga rasti i parë i diagnostikuar me koronavirus, më 13 mars, deri sot 140 persona janë infektuar me covid-19, nga të cilët 23 persona janë shëruar dhe 1 ka vdekur.

RAPORTO