COVID-19 në Kosovë, 13,625 raste aktive dhe 1,005 viktima

30.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se dje në vendin tonë janë kryer 1,505 testime prej të cilave 626 kanë rezultuar pozitive me COVID-19. IKSHPK-ja bënë të ditur se në Komunën e Suharekës gjatë ditës së dielë janë identifikuar 19 raste me coronavirus dhe ka raportuar për dy viktima (76, 70 vjeç), […]

COVID-19 në Kosovë, 13,625 raste aktive dhe 1,005 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se dje në vendin tonë janë kryer 1,505 testime prej të cilave 626 kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

IKSHPK-ja bënë të ditur se në Komunën e Suharekës gjatë ditës së dielë janë identifikuar 19 raste me coronavirus dhe ka raportuar për dy viktima (76, 70 vjeç), shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24,427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13,625.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 39.057 raste nga 142.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.005 raste të vdekjes.