COVID-19 në Kosovë, 13,561 raste aktive dhe 1,073 viktima

05.12.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë indetifikuar 478 raste të reja me Coronavirus. IKSHPK ka njoftuar se të premtën (04 dhjetor) në Komunën e Suharekës janë identifikuar 15 raste të reja me COVID-19 dhe ka raportuar për një viktimë të moshës 77 vjeç, shkruan SuharekaOnline. Vendbanimet […]

COVID-19 në Kosovë, 13,561 raste aktive dhe 1,073 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë indetifikuar 478 raste të reja me Coronavirus.

IKSHPK ka njoftuar se të premtën (04 dhjetor) në Komunën e Suharekës janë identifikuar 15 raste të reja me COVID-19 dhe ka raportuar për një viktimë të moshës 77 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të datës 04 dhjetor, 2020: Dobërdelan (1), Gelancë (2), Greikoc (1), Mushtisht (1) Samadrexhë (2) Studençan (1) Vraniq (1) dhe Suharekë (6)

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 690 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27,143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13,561.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 41,777 raste nga 149,743 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,073 raste të vdekjes.