COVID-19 në Kosovë, 13,195 raste aktive dhe 1,106 viktima

COVID-19 në Kosovë, 13,195 raste aktive dhe 1,106 viktima
Eurolinda Zenelaj

07.12.2020 / Lajme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se të dielën kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus 468 persona.

IKSHPK-ja ka njoftuar se dje në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste të reja dhe është regjistruar një viktimë e moshës 73 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Venbanimet e rasteve të djeshme janë: Mushtishti (2) dhe Suharekë (3).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 683 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 28,504 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13,195.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 42.805 raste nga 152,677 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,106 raste të vdekjes.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale, kandidatët për kryetar të Suharekës
RAPORTO